Këto gjëra duhet të jenë në çantën e bebit kur shkoni në plazh

Ju jeni mesuar te pergatisni sa here dilni nje cante te vogel per bebin tuaj, por te pergatisni canten per ne plazh eshte nje tjeter histori.  

Nje pasdite ne plazh me femijen tuaj te vogel eshte shume e veshtire. Dielli, i nxehti, rera qe te djeg kembet, uria, etj mund te sjellin probleme ndonjehere. Per te kaluar momente te kendshme dhe qe bebi juaj t’ia kaloje mire, merrni mjetet e duhura.

Kater mbrojtes nga dielli

  • Nje krem dielli me faktor mbrojtes mbi 50, qe ta mbroje bebin tuaj nga rrezet UV (ultra-violet). Zgjidhni nje produkt per femije i cili t’i pershtatet lekures se tij te brishte. Mund te merrni edhe nje sperkates per ta bere punen me te thjeshte. Perdorjani kremin cdo dy ore.
  • Nje kapele qe te mbroje koken e femijes nga dielli por edhe ta mbaje me te fresket (ne hije). Zgjidhni nje kapele pambuku me ngjyre te celet.
  • Nje pale syze dielli. Syte e femijeve jane shume delikate dhe duhen mbrojtur nga rrezet e diellit. Zgjidhni syze me ngjyra qe t’i pelqejne edhe te voglit tuaj.
  • Nje cader. Ne teori, nje bebe nuk duhet te rrije shume ne diell, por nen hijen e cadres. Evitoni ta nxirrni ne diell ne pikun e vapes (midis ores 11 dhe ores 15)

Disa rroba dhe peshqire

  • Nje peshqir qe t’i pershtatet bebit
  • Nje veshje te holle dhe te lirshme qe edhe kur t’ia hidhni siper bebit, ai te ndjehet i lire
  • Nje carcaf apo mbulese qe femija juaj te fleje dhe te mund te luaje pa u ulur ne rere

Nje cante te vogel me mjete pastruese dhe freskuese

  • Nje sperkates qe ta freskoje shpejt femijen
  • Letra te lagura per te pastruar trupin dhe fytyren
  • Uje fiziologjik ne rast se femijes i hyn ne sy apo ne hunde pak rere apo kripe.

 

Share With:
Translate »
2007 Views