Këto karamele që mund t’i përgatisni në shtëpi, heqin si me magji kollën e fëmijëve
Jeni lodhur nga kolla, si rrjedhojë e kimikateve që keni përreth çdo ditë? Shumë interesante është gjetja se ka disa karamele që mund t’ju ndihmojnë ta eliminoni atë. Të gjithë prindërit e dinë se nganjëherë është e vështirë të nxitësh fëmijën për të marrë një pilulë ose shurup.
Si bazë për këtë karamele përdorni sheqer të djegur, i cili është efektiv në dhimbjet e fytit dhe kollës, provuar për vite dhe dekada. Një recetë që është përdorur edhe nga gjyshet tona. Ka një aromë të mirë, jep një rezultat të shpejtë dhe pozitiv.
Sheqeri i djegur, ilaç i verifikuar popullor për dhimbjet e fytit dhe kollës, ndihmon në lehtësimin e acarimit në fyt. Të gjithë e dimë se duhet te shmanget sheqeri artificial në dietën e përditshme, por po flasim për një ilaç që përdoret vetëm në kohën kur është e nevojshme.
Përbërësit:
100 gramë sheqer
1 lugë çaji me xhenxhefil pluhur
një lugë çaji me lëng limoni
Përgatitja:
Në një tigan me nxehtësi mesatare hidhni sheqerin dhe trazojeni vazhdimisht për të shmangur djegien. Kur sheqeri të jetë gati duke u shkrirë shtoni xhenxhefilin dhe lëngun e limonit. Sapo të ketë një ngjyrë të artë ajo është gati. Vendosini për 2 orë në frigorifer dhe pas kësaj mund ti konsumoni.
Konsumi dhe efekti:
Fëmijët duhet të hanë 3 ose 4 karamele në ditë. Shumë nëna nuk i besojnë recetave të mjekësisë tradicionale, por në praktikë këto karamele me të vërtetë që e çlirojnë fëmijën nga kolla, pas 2-3 ditëve. Këto karamele definitivisht lehtësojnë acarimin e fytit.