Këto karamele që mund t’i përgatisni në shtëpi, heqin si me magji kollën e fëmijëve

Jeni lodhur nga kolla, si rrjedhojë e kimikateve që keni përreth çdo ditë? Shumë interesante është gjetja se ka disa karamele që mund t’ju ndihmojnë ta eliminoni atë. Të gjithë prindërit e dinë se nganjëherë është e vështirë të nxitësh fëmijën për të marrë një pilulë ose shurup.

Por si thoni për një karamele? Të jeni të sigurt se asnjë fëmijë nuk do ta refuzojë.

Si bazë për këtë karamele përdorni sheqer të djegur, i cili është efektiv në dhimbjet e fytit dhe kollës, provuar për vite dhe dekada. Një recetë që është përdorur edhe nga gjyshet tona. Ka një aromë të mirë, jep një rezultat të shpejtë dhe pozitiv.

Sheqeri i djegur, ilaç i verifikuar popullor për dhimbjet e fytit dhe kollës, ndihmon në lehtësimin e acarimit në fyt. Të gjithë e dimë se duhet te shmanget sheqeri artificial në dietën e përditshme, por po flasim për një ilaç që përdoret vetëm në kohën kur është e nevojshme.

Përbërësit:

100 gramë sheqer
1 lugë çaji me xhenxhefil pluhur
një lugë çaji me lëng limoni

Përgatitja:
Në një tigan me nxehtësi mesatare hidhni sheqerin dhe trazojeni vazhdimisht për të shmangur djegien. Kur sheqeri të jetë gati duke u shkrirë shtoni xhenxhefilin dhe lëngun e limonit. Sapo të ketë një ngjyrë të artë ajo është gati. Vendosini për 2 orë në frigorifer dhe pas kësaj mund ti konsumoni.

Konsumi dhe efekti:
Fëmijët duhet të hanë 3 ose 4 karamele në ditë. Shumë nëna nuk i besojnë recetave të mjekësisë tradicionale, por në praktikë këto karamele me të vërtetë që e çlirojnë fëmijën nga kolla, pas 2-3 ditëve. Këto karamele definitivisht lehtësojnë acarimin e fytit.

Share With:
Translate »
1770 Views