Khloe Kardashian e mrekullueshme shtatzënë
Familja Kardashian/ Jenner na ka treguar herë pas herë që nuk janë qenie njerëzore normale si shumë prej nesh, ndonëse njëkohësisht janë edhe familja më e kritikuar në të gjithë botën.
Gëzojnë vila të panumërta, pasuri miliona dollarëshe, janë cdo ditë pjesë e lajmeve në cdo media botërore, në cdo kopertinë, numërojnë miliona ndjekës në Instagram, fitojnë para edhe thjesht duke marrë frymë (mënyrë për të treguar se fitojnë para nga cdo gjë). Së fundmi, Kim, Kourtney dhe Khloe janë zhvendosur në Japoni ku nuk i kanë shpëtuar vëmendjes së paparacëve. Por për hir të së vërtetës, kësaj radhe nuk ishte Kim, por Khole ajo që mahniti të gjithë me pamjen e saj.
E veshur me një fustan të shkurtër me xixa, me një make up të rënduar, ajo dukej e mrekullueshme dhe shumë në formë. Shtatzënia i ka dhënë shumë nur yllit të ‘Keeping Up With Kardashian’, e ndërsa Kylie mungonte sërish; tani ajo është pranë vajzës së saj të sapolindur.