Khloe Kardashian në qendër të kritikave pas kësaj fotoje që publikoi nga materniteti

Kujtdo mund t`i duket një foto normale kjo. Nëna që pozon me fëmijën e sapolindur e shtrirë në krevatin e spitalit. Veshur me një hoddie, me pak grim dhe flokët gërshet, se normal, do bënte foton e parë me bebin. Asgjë për t`u çuditur deri këtu.

Ajo që e ka vënë në qendër të kritikave Khloe-n është fakti që nuk e solli vetëm djalin në jetë. Ai lindi përmes një nëne surrogate. Khloe është shtrirë në shtrat sa për foton. Disa madje shkojnë deri aty sa aludojnë se ka ngritur nga shtrati nënën që e ka lindur, për të bërë vets foton.

Disa nga komentet:

“Diçka nuk shkon me këta prindër që i sjellin në jetë fëmijët përmes nënave surrogate dhe pastaj shkrepin foto nga krevati i spitalit me të sapolindur. Krejt e panevojshme. Mund të nxirrnin thjesht bebin në foto.”

“Është mjaftueshëm keq që burrat përpiqen të fshijnë gratë nga historia, por kur një grua përpiqet të heqë nga fotografia nënën që lindi, kjo më bën të ndihem tmerrësisht keq”.

“Të marrësh me qira një mitër, të porosisësh një foshnjë, të fshish nënën surrogate dhe realitetet e përvojës së saj dhe të pozosh në një shtrat spitali sikur ky është realiteti yt, është e mjerueshme”.

Share With:
Translate »
44 Views