Khloe Kardashian sapo bëri të lumtura të gjitha gratë shtatzëna në botë
Teksa po shijon pritjen e ëmbël të bebit, i cili vetëm pas pak javësh pritet të vijë në jetë, asgjë nuk e ka penguar Khloe Kardashian që të mendoj për gjëra të reja që kanë të bëjnë me sipërmarrjen private në tërësi. Sepse siç duket të gjitha femrave të klanit të famshëm Kardashian mendja u punon vetëm tek miliardat e fituara përmes biznesit dhe famës.
Asgjë nuk e ka penguar Khloe-n që këtë fazë të rëndësishme në jetën e saj, ta shndërrojë në biznes sipas mënyrës së saj. Përmes instagramit, vetëm pak orë më parë ajo ka lançuar projektin më të ri. Linjën e veshjeve për gratë shtatzëna, ose ato që janë duke planifikuar një të tillë. Pantallona xhins, me bel të lartë të dizenjuara enkas për shtatzënat kudo në botë. Më tej ajo shkruan: “Ndihem krenare dhe e lumtur që të lançoj linjën @goodamerican, për të gjitha mamatë e reja që ndiejnë ndryshimet e shtatzëninë në trupat e tyre, për t’u dukur sa më bukur edhe në këtë fazë të jetës, kjo është linja më e re e veshjeve”, cilëson ajo.
Nuk ka asnjë dyshim që Khloe do të bëj namin me këtë nismë të re në biznes, ashtu siç deri më sot kanë dëshmuar të gjitha femrat e familjes Kardashian. Gjithçka ato prekin shndërrohet në sukses absolut, çka përkthehet në miliarda dollarë të shtuara në llogaritë bankare.
Bravo vajza!