Victoria Beckham zëvendëson David, dikush tjetër po e bën më së miri kavalierin e saj
Vetëm disa muaj pasi Brooklyn Beckham u zhvendos për të jetuar në New York City, për shkak të ndjekjes së studimeve të larta, rikthimi i tij pranë familjes, është gjithmonë një arsye për të festuar. Me sa duket e tillë ka qenë edhe mbrëmja e djeshme për Victoria Beckham dhe të birin e saj! Këtë herë, stilistja e njohur nuk ka zgjedhur të shoqin për të kaluar një mbrëmje të këndshme, por të birin për të cilin siç duket ndjen shumë mall pas largimit të tij nga familja.
Sipas fotove të publikuara në Elle Uk, ata të dy kanë shpenzuar kohë cilësore së bashku, duke darkuar në restorantin Claret në Londër. I veshur më një T-shirt të bardhë dhe xhaketë xhins, Brooklyn i ka kapur dorën të ëmës Victoria, dhe të dy janë fotografuar duke u futur në ambientet e restorantit.
Por, përpara se të darkonin nënë e bir, ata kaluan disa orë në galerinë e famshme të artit Gagosian, e më pas kanë shijuar një darkë në restorantin e njohur Claret.
E ku ka më bukur se një darkë e kaluar në shoqërinë e njerëzve të dashur!