Khloe Kardashian ‘shpërthen’ ndaj komenteve për ngjyrën e lëkurës së vajzës së saj

Nuk është hera e parë që vajza e Khloe Kardashian kometohet për ngjyrën e lëkurës së saj dhe tashmë kjo e fundit e ka humbur toruan.

Khloe i është përgjigjur këtyre komenteve duke thënë se nëse njerëzit duan të komentojnë rreth kësaj teme atëherë të paktën ta lejojnë atë të kundërpërgjigjet.

Ylli i “Keeping up with the Kardashians” theksoi se e urren faktin që të tjerët flasin në këtë mënyrë për vogëlushen e saj True dhe sa herë i kthen përgjigje dikujt në mënyrë të sjellshme ai koment fshihet.

“Nëse keni kaq guxim sa të postoni kritikat tuaja të ndyra atëherë ju lutem më lejoni të mbrohem duke kthyer një përgjigje pa u fshirë nga të tjerët” ,-shkruan ajo në Twitter.

Share With:
Translate »
683 Views