Khloe, vajzën e Zaiminës e mbysin me dhurata
Dita e sotme ishte dita më e bukur për Zaiminën. Ajo solli në jetë fëmijën e parë, një vajzë që mban emrin Khloe. Zaimina nuk mund të rrinte pa na treguar dorën e bebushes së saj duke shtrënguar të babait.
Por nuk kishin si të mungonin as dhuratat për vogëlushen. Një tufë tollumbacesh dhe buqeta lulesh mbushën dhomën e këngëtares. Sa bukur kur bëhesh nënë. /Kids’ Time