Moderatorja u bë sot nënë, poston foton e parë të vajzës së porsalindur

Fillimi i mbarë, gjysma e punës. Me lajme të bukura nisi e hëna për moderatoren Jonida Aliçkolli dhe po aq e bukur urojmë t’i shkojë jeta. Ajo është bërë sot nënë për herë të dytë. Familja u shtua me një vajzë të vogël që mban emrin Tiara.
Pasi na dha lajmin, moderatorja postoi edhe foton e parë të Tiarës. Nënë e bijë që lidhen shpirtërisht në botën e re nëpërmjet kontaktit të duarve. Kujtojmë që Jonida ka edhe një vajzë më të madhe që quhet Mia. /Kids’ Time/

Share With:
Translate »
842 Views