‘Ki respekt për vajzën’: Modelja pozon nudo me të bijën 7-muajshe dhe interneti ka ~kritika~

Modelja Elsa Hosk, e njohur më së miri për pasarelat e Victoria’s Secret, postoi një seri fotosh nudo, teksa mbante në krah vajzën 7-muajshe.

Imazhet ishin shoqëruar me shkrimin:

“Më lejo të të tregoj për qytetin ku u dashurova me babain tënd!”

Mes komentuesve, nuk ishin të paktë dhe njerëzit që kritikuan 32-vjeçaren dhe madje edhe shprehën shqetësim për foshnjën. Disa nga komentet në profilin e modeles, që numëron rreth 6.8 milionë ndjekës shkruanin:

“A të dukët ide e mirë të postosh fëmijën lakuriq me gjithë këta njerëz që qarkullojnë nëpër internet?”

'Ki respekt për vajzën': Modelja pozon nudo me të

Të tjerë, në mënyrë të ngjashme theksojnë se ka “pedofilë” në internet:

“A mund ta imagjinosh se si do ju duket atyre kjo foto? Sigurisht që është foshnja jote dhe bën ç’të duash, por unë nuk do e postoja kurrë këtë fotografi!”, “E kuptoj idenë tënde, por jetojmë në një botë të sëmurë”, “Ki pak respekt për vajzën tënde” etj.

Sigurisht mes njerëzve, ka dhe nga ata që thonë se “postimi i fotove është vetëm vendimi dhe zgjedhja e saj”.

Hosk dhe partneri i saj Tom Daly, mirëpritën vajzën e tyre, Tuulikki Joan Daly, më 1 shkurt.

Share With:
Translate »
149 Views