Kian e zgjodhi që tani profesionin, do të ndjekë hapat e mami Fatmës (Video)

Prej dy ditësh, Fatma dhe Aulona u shpërngulën në prapaskenën e “Kënga Magjike” duke rregjistruar emisionin e rradhës së “Thumb”. E tani që rregjistrimet përfunduan, stafi realizues i emisionit ka shumë pak orë për të bërë gati të gjitha materialet për të shtunën.

Në montazh, moderatores Fatma Haxhialiu i është bashkuar edhe vogëlushi i saj Kian, i cili nuk ka qëndruar aspak urtë.

Në profilin e saj në “Instagram”, moderatorja ka publikuar një video ku Kian rrëmben mikrofonin e “Thumb” dhe nis t’i drejtojë pyetje të ëmës në lidhje me shtëpinë. Mesa duket, vogëlushi ka trashëguar talentin e së ëmës sepse nuk i dridhet qërpiku me mikrofon në dorë!

Share With:
Translate »
578 Views