Kim feston sot ditëlindjen dhe dedikimin më emocionues e mori nga e ëma me fotot e fëmijërisë

Kim Kardashian feston sot 41-vjetorin e lindjes dhe me këtë rast kanë vërshuar urimet për yllin.

Në këtë ditë kaq speciale, nuk kishte si të mungonte një urim emocionues nga e ëma e saj, Kris Jenner.

Me anë të një postimi në Instagram, ajo ka publikuar disa foto nga momentet e jetës të së bijës së bashku me të, krahas së cilave i ka dedikuar disa fjalë mjaft të ndjera.

“Gëzuar ditëlindjen vajzës sime të bukur @kimkardashian !!!! Nuk mund ta besoj sa shpejt fluturon koha! Ti je në kulmin e jetës me katër fëmijë të mrekullueshëm dhe po jeton jetën tënde më të mirë !! Jeta jote është e mbushur me gjëra të mahnitshme që të pëlqen të bësh, veçanërisht për familjen tënde, fëmijët e tu dhe për të tjerët që as nuk e dinë se po i ndihmon. Ti je gjithmonë në lëvizje, duke bërë gjëra për mua, për vëllezërit dhe motrat e tua dhe për të gjithë familjen. Sa me fat jemi që të kemi në jetën tonë. Ti je nëna, vajza, motra, tezja më e mirë. Faleminderit për këtë udhëtim të mahnitshëm që po bëjmë së bashku, për të qenë partnere në biznes, për ndjekjen e ëndrrave tona së bashku dhe për secilin kujtim që ndajmë së bashku. Unë jam krenare për ty vajza ime e bukur. Jam kaq e bekuar që Zoti më zgjodhi mua të jem mamaja jote dhe të dua më shumë nga sa mund ta marrësh me mend!!! Mami 😍❤️🙏  🎂❤️

Share With:
Translate »
46 Views