Pret djalë apo vajzë? Kylie Jenner po bën lëmsh rrjetin me këto detaje

Kylie Jenner dyshohet se la të nënkuptohej për gjininë e foshnjës së saj në një fotografi të re.

Postimi i ri i 24-vjeçares ka bërë fansat të mendojnë se ylli dhe i dashuri i saj, Travis Scott, janë në pritje të një djali.

Ajo bëri një postim në InstaStory të mërkurën duke shfaqur një sedilje blu brenda një makine.

“Baby blues”, – ka shkruar Kylie.

Ky postim ka bërë që ndjekësit të dyshojnë se Kylie po pret djalë.

Kujtojmë se gjatë Shtatorit pati një detaj, i cili tregon shumë në lidhje me gjininë e fëmijës që pritet të vijë në jetë.

Nëse bëni një kërkim të thjeshtë në “shazam” do të mësoni se kënga me të cilën ka zgjedhur që të shoqërojë Kylie lajmin e pritjes së ëmbël është pikërisht “To our daughter” (për vajzën tonë).

Nuk dihet nëse është një zgjedhje rastësore, por duke e njohur Kylie-n asgjë nuk është e pamenduar për të, ndaj fansat qenë të bindur se ajo është në pritje të një vajze dhe Stormi së shpejt do të ketë fatin që të bëhet me një motër.

Madje 3-vjeçarja është shumë e lumtur dhe mezi po pret të bëhet motra e madhe. Ajo kërkon të prekë barkun e Kylie-t për të ndjerë bebushin brenda tij.

“Stormi është e vetëdijshme që po vjen një tjetër fëmijë dhe është shumë e gëzuar. Ka nisur të bëjë shumë pyetje dhe dëshiron të prekë barkun e Kylie-t.”- ka treguar një burim  i afërt me Kylie më herët.

Gjithsesi, çfarëdo që të jetë mjafton të vijë në jetë i shëndetshëm.

Share With:
Translate »
148 Views