Kim Kardashian ka rregulla strikte kur vjen puna tek rrjetet sociale të së bijës

Kim Kardashian nuk toleron kur vjen puna tek rrjetet sociale për të bijën 9-vjeçare. North ëest mund të përdorë TikTok-un, por sipas rregullave të Kim-it.

“Mendoj se çdo familje është ndryshe. Madje edhe familja ime e re ndryshon me familjen ku jam rritur. Përsa i përket rrjeteve sociale është pak problem sepse të gjithë fëmijët tanë janë shokë të ngushtë me njëri-tjetrin, janë në të njëjtën moshë dhe ndikohen më shumë. Pra, nëse Penelope ka TikTok edhe North do të ketë TikTok sepse sheh që gjithë shoqet e saj në shkollë kanë një të tillë. Unë dhe babai i tyre kemi bërë një rregull- (ndonëse ai s’është i lumtur për këtë).”- u shpreh Kim, e ftuar në Goop podacast.

Me pak fjalë, North mund ta përdorë TikTok-un, por vetëm në telefonin tim. Nuk bën komente dhe nuk sheh çfarë të dojë ajo. Pra gjithçka është e kontrolluar nga Kim ndërkohë që North përdor adresën e përbashkët që kanë të dyja.

Rregulli i Kim duket si një e mesme e artë për prindërit e epokës së TikTok-ut. Të gjithë të lumtur.

 

Kim Kardashian ka rregulla strikte kur vjen puna tek rrjetet sociale të

Share With:
Translate »
146 Views