Kim Kardashian shpjegon përse e ëma dhe motra mungojnë në kartolinën e Krishtlindjeve

Atëherë kur i kishim humbur të gjitha shpresat për një kartolinë nga familja Kardashian, Kim na surprizoi. Ylli i reality show-t “Keeping Up With The Kardashian” publikoi në profilin e saj në “Instagram”, një foto ku shfaqej një pjesë e familjes. Kim së bashku me 3 fëmijët e saj Saint, North dhe Chigaco; Kourtney me Mason, Penelope dhe Reighn, Kylie me vogëlushen e saj Stormi dhe Khloe me vajzën True pozonin përpara kameras të veshur me të bardha.

Mirëpo, ku është Kendall Jenner?! Kris Jenner?! Si dhe partnerët e gocave?!

Përpara se të nisim me hamendësimet, Kim Kardashian na sqaroi njëherë e mirë!

“Këtë vit kemi pritur deri në momentin e fundit për të realizuar kartolinën. Axhenda e të gjithëve po ndryshonte, bashkëshorti im nuk ishte në qytet. Por ditën që realizuam këtë foto vetëm ne të katërta ishim të lira, kështu që mblodhëm fëmijët dhe ja ku jemi. Kendall dhe mami ishin në një takim, kështu që në foto kemi vetëm pjesën që ia doli. Nga familja jonë tek e juaja, ‘Gëzuar Krishtlindjet’”! – shkruan Kim Kardashian.

Gjithsesi, jemi shumë të lumtur për këtë foto! Më mirë sesa asgjë, apo jo?!

Share With:
Translate »
490 Views