Shqiptari bëhet hero në Austri, i shpëton jetën 14-vjeçarit

Një shqiptar nga Podujeva që jeton dhe punon në Linz të Austrisë, është bërë hero pasi ka shpëtuar një 14-vjeçar i cili kishte mbetur i mbyllur në një oxhak.

Muharrem Behrami së bashku me zjarrfikësit dhe Policinë austriake, kanë shpëtuar 14-vjeçarin që kishte mbetur i ngujuar në oxhak.

Ishte kosovari ai i cili kishte dëgjuar ulërimat e 14-vjeçarit që kërkonte ndihmë, më pastaj ka njoftuar forcat e rendit për ndërhyrje.

Ky rast ka marrë vëmendje në mediat austriake, dhe madje gazeta “Land Leute” i ka kushtuar një faqe të plotë.

“Një nga banorët e lagjes, shoferi i kamionit, Muharrem Behrami, dëgjoi thirrjet për ndihmë nga 14-vjeçari në 1:30 të mëngjesit. Kosovari menjëherë lajmëroi policinë. Dy zyrtarë kontrolluan të gjitha apartamentet, por fillimisht nuk gjetën asgjë. U deshën gati dy orë që britmat të më në fund të lokalizoheshin”, ka shkruar gazeta austriake, sipas faqes “Podujeva Vendlindja Ime”.

“Kur ishte e qartë se në cilën situatë ishte djali, departamenti i zjarrfikësve u lajmërua në orën 3:30. Shpëtimi i fëmijës nuk ishte aq i lehtë. Nëpërmjet një ngushtice, forcat e punës mund të preknin krahët e Bibenit të dëshpëruar. Ai po merrte frymë, por i mbërthyer në oxhaqet e ngushta dhe plotësisht i pafuqishëm”, ka shkruar gazeta.

“Në orën 4:30, fëmija u lirua më në fund nga oxhaku. Ai ishte plotësisht i lodhur dhe i çrregullt. Pas ndihmës së tij të parë nga ambulanca, ekipet mjekësore e çuan në spital”, thuhet tutje në artikullin e gazetës austriake.

Muharrem Behrami, i cili ishte i pari që dëgjoi britmat e djalit dhe kishte paralajmëruar shërbimet emergjente në mes të natës, u shpreh i lumtur edhe pse nuk e konsideron veten një shpëtimtar.

“Unë vetëm kam bërë detyrën time si dhe e kam marrë telefonin. Heronjtë e vërtetë të natës janë zjarrfikësit, policia dhe ekipet e shpëtimit”, ka thënë ai për mediat austriake.

Share With:
Translate »
506 Views