Kim Kardashian tregon sfidën si nënë: Qaj derisa të më zë gjumi!

Kim Kardashian zbuloi se ajo qan ‘për të fjetur’ ndërsa foli për sfidat e rritjes së katër fëmijëve të saj në një podcast të “On Purpose With Jay Shetty”.

42 vjeçarja u pyet nga drejtuesi se si ishte vizioni i saj i prindërimit dhe Kim u shpreh: “Të gjithë thonë se ditët janë të gjata dhe vitet janë të shkurtra dhe kjo është mëse e vërtetë. Veçanërisht kur ato janë foshnje dhe ti i ushqen. Është si një çmenduri. Megjithatë është kaosi më i mirë”.

“Në mëngjeset e mia, ju nuk e keni idenë se çfarë ndodh. Nga një anë duhet të bëj flokët e vajzës dhe duhet të jenë në një mënyrë të caktuar. Tjetri ka nevojë që unë t’i vesh këpucët. Ata të gjithë kanë nevojë për ty. Është çmenduri, gatuaj, vrapo. Kjo është arsyeja pse unë kam nevojë për stërvitjen time në mëngjes, vetëm për tu përgatitur për dy orët e çmendurisë”.

Kim më pas reflektoi për prindërimin dhe tha: Unë do të thoja se prindërimi është gjëja që më ka mësuar më shumë për veten time. Ka qenë gjëja më sfiduese. Ka netë që qaj për të fjetur. Më duhet të luaj policin e mirë dhe policin e keq. Kjo është padyshim një sfidë. Po punoj me veten për të qenë pak më e fortë.

Kim vazhdoi duke thënë se nuk ka asgjë që të përgatit të jesh prind.

“Nuk ka asgjë që mund të të përgatisë. Kush person thotë “Oh, ne po presim të kemi para ose ne po presim të kemi një shtëpi përpara se të kemi fëmijë” … nuk jeni kurrë të përgatitur”.

Ndërsa nëna e katër fëmijëve pranoi vështirësitë që mund të sjellë rritja e një familjeje, ajo gjithashtu tregoi se sa shpërblyese mund të jetë.

“Kjo ju mëson shumë më tepër për veten tuaj. Dua të them, ka netë ku nuk i lani flokët për ditë të tëra dhe keni veshur të njëjtat pizhame… dhe nuk ka asgjë që mund t’ju përgatisë për këtë përvojë. Është puna më sfiduese dhe shpërblyese”, përfundoi ylli i Kardashians.

Kim ka dy vajza: North dhe Chicago dhe dy djem: Saint dhe Psalm.

Kim Kardashian tregon sfidën si nënë: Qaj derisa të më zë gjumi!

Share With:
Translate »
44 Views