Rudina Xhunga mbyll zyrtarisht pushimet me një foto familjare

Mbaruan pushimet edhe për Rudina Xhungën. Disa çaste dhe peizazhe të natyrës shqiptare, gazetarja i ndau edhe me publikun dhe ne pamë një herë Rudinën, një herë vajzën e saj, Pitilushen, një herë të dyja bashkë, por asnjëherë familjen e plotë. Ndoshta sepse dikush duhej t’i bënte ato foto, por tani për foton përmbyllëse, janë të tre bashkë dhe ne kuptojmë që janë vërtet të rralla fotot si këto në profilin e gazetares. Ma-ja dhe ba-ja, edhe pse pushimet po mbarojnë, janë të qeshur, ndërsa Pitilushja, siç e quan me këmbëngulje Rudina të bijën, si zakonisht, është më serioze, por mund të themi me siguri që është rritur…Ndoshta pak edhe nga pushimet, siç thoshin dikur që deti i rrit fëmijët. Por harronin të shtonin që i bën më të rinj të rriturit…

 

Share With:
Translate »
1214 Views