Kjo është 15 vjeçarja ruse e vrarë me motor uji në Ksamil
Dy ditë pas vdekjes së një turisteje ruse 15 vjeçare në Ksamil, Ora News ka siguruar foton e të ndjerës por edhe të autorit të ngjarjes.
Në foto është 15 vjeçarja Ksenya Ryok, e cila humbi jetën pasi u përplas nga një motor uji.
Policia ka arrestuar si autor të ngjarjes shtetasin Ermal Fataj, 31 vjeç, pronar i mjetit ujor.
Nga verifikimet e policisë rezulton se 15 vjeçarja e cila po kalonte disa ditë pushimi së bashku me familjen ka qënë duke u larë me mamanë e saj në det dhe në një moment është larguar me notë deri në hapësirën ujore ku parkohen mjetet lundruese.
Në atë kohë mamaja vëren një mjet lundrues i cili kalon aty me shpejtësi ku dyshohet se e ka goditur me helikë vajzën 15 vjeçare.
Dy ditë pas vdekjes, Policia Kufitare ka nisur kontrolle të rrepta të motorëve të ujit në Sarandë e Ksamil, ku janë bllokuar 64 mjete të tilla. Kontrollet po zhvillohen për të verifikuar dokumentacionin.
Adoleshenjta ruse
Autori i arrestuar