Kjo është çështja që po shqetëson më shumë fëmijët, sipas studimit

Fëmijët dhe të rinjtë janë bërë dukshëm më të shqetësuar për rritjen e çmimeve sesa për mjedisin apo krimin, ka zbuluar një studim.

Një në 10 fëmijë të moshës 10 deri në 17 vjeç janë të pakënaqur me jetën e tyre, sipas një studimi nga Children’s Society, shoqatë kombëtare për fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar. Duke marrë në konsideratë që rritje e kostos së jetesës është një problem global, shqetësime të tilla me siguri janë të pranishme te fëmijët anembatë botës, jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Për shembull, më shumë se 2 milionë fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar janë më të shqetësuar për rritjen e çmimeve sesa për mjedisin, ndërsa pothuajse 3 milionë nuk ndihen optimistë për të ardhmen e vendit apo të ardhmen e botës, vlerësohet në studim.

Siguria e ardhshme financiare, megjithatë, është çështja që shqetëson më shumë brezin e ri: më shumë se 80% thanë se janë të shqetësuar për ndikimin që rritja e kostos së jetesës do të ketë në familjen e tyre gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Raporti tregon gjithashtu se vajzat janë më pak të lumtura se djemtë me gjithçka në jetën e tyre, përveç detyrave të shkollës.

Raporti nxjerr në pah se rritja e kostos së jetesës ka një ndikim të rrezikshëm te të rinjtë dhe aspiratat për të ardhmen dhe se autoritetet duhet të marrin masa për mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve.

Share With:
Translate »
59 Views