Kjo është kënga speciale që Meghan dhe Harry hapën dasmën e tyre

Meghan Markle dhe Princ Harry kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në 19 maj të vitit 2018. Ajo ditë speciale solli një festë të vërtetë në mbretëri, moment i cili u mbajt mend shumë gjatë nga ndjekësit e pallatit mbretëror.

Së fundmi burime pranë dyshes kanë zbuluar këngën e parë që çifti kishte zgjedhur për të kërcyer dhe festuar historinë e tyre të dashurisë.
Dyshja ka zgjedhur të vallzojë nën ritmet e këngës “I’m in Love” nga Wilson Pickett.
Me siguri kjo këngë do të jetë e preferuara dhe e shumë çifteve të tjerë pas këtij momenti.

Share With:



111 Views