Kjo është këshilla që Inis Gjoni i jep vajzës çdo ditë para se të shkojë në kopësht

“Mbaje mendjen në mësim”. “Dëgjoje me vëmendje atë që thotë mësuesja”. Këto janë këshillat që i dëgjojmë pothuajse çdo ditë nga mamatë tona përpara se të nisemi në shkollë.

Që në momentin që fëmijët nisin kopshtin, prindërit përgjithësisht përpiqen me të gjithë forcën që t’ia ngulisin në mendje rëndësinë e shkollës, se sa do iu vlejë ajo në të ardhmen. Sigurisht, ata nuk bëjnë aspak gabim kur ia përsërisin aq shpesh këtë gjë, por ndonjëherë “harrohet” që si fëmijë që është, ka nevojë për t’u argëtuar, të dalë të luajë me shokët, të kënaqet.

Pikërisht, nisur nga kjo, regjisorja e famshme, Inis Gjoni ka treguar se për rritjen e vajzës së saj, Coco Antonel po praktikon një metodë tjetër, e cila ka filluar prej pak kohësh të përdoret shumë në shkolla në Europë. E ftuar në “Thumb”, Inisi është shprehur se në shkollat europiane po synohet që fëmijët të mos mbingarkohen shumë me mësime, në mënyrë që të nxjerrin në pah anët e tyre kreative, metodë të cilën ajo është përpjekur që ta përqafojë për vajzën e saj.

Inisi ka rrëfyer se këshilla e vetme për Coco Antonel kur e dërgon në kopsht është që të kënaqet sa më shumë.

“Në Europë po praktikohet metoda që fëmijët të bëjnë vetëm 20 minuta mësim, që të jenë më kreativ. Ajo ç’ka i them unë vajzës kur e dërgoj në kopsht është: detyra jote është vetëm të kënaqesh dhe të luash”, tregon Inisi.

Share With:
Translate »
843 Views