Të gjitha pasionet e vajzës së Blerina Bombaj | Video

Blerina Bombaj është nënë e dy fëmijëve, një vajze dhe një djali. Vajza, Ana, është fëmija i madh i familjes. Përsa i përket familjes, Blerina nuk është treguar e rezervuar. Ajo na ka prezantuar familjarët e saj dhe nga dita në ditë ne kemi zbuluar pasionet e princeshës së shtëpisë.
Gjatë ditëve të verës, Blerina na tregoi se vajza e saj mund të bëhet një piktore e madhe falë talentit. 
  

Dëshira dhe kujdesi për kafshët dhe natyrën nuk shfaqet rastësisht në karakterin e Anës. E rritur në një fermë, e rrethuar nga gjelbërimi dhe kafshët shtëpiake, nuk kishte se si të tregohej indiferente. 

Ashtu si çdo fëmijë, Ana nuk mund të bënte përjashtim nga teknologjia. Edhe ajo kalon kohë në kompjuter apo smartphone jo vetëm për të mësuar por edhe për tu argëtuar. 

Ndërsa video e mbrëmjes së sotme sapo na njohu me një tjetër anë të saj artistike. Ajo shfaqet duke luajtur në piano, duke zbuluar një tjetër pasion që si duket do ta shoqërojë gjatë. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
1272 Views