Kjo është mosha ideale për të mbetur shtatzënë!
Të qënurit prind është emocioni më i mrekullueshëm që mund të provojë secili. Por, koha se kur duhet të sillni në jetë një fëmijë është shpesh e vështirë për ta vendosur.
Ekziston një e vërtetë e cila me vështirësi gëlltitet, që femrat nuk janë gjithmonë fertile. Pra, fakti është se njëra periudhë është më e mirë se tjetra kur përpiqeni të mbetni shtatzënë.
Mosha më e mirë për të mbetur shtatzënë, sipas hulumtimeve:
Parimisht, trupi juaj është super-fertil kur jeni adoleshente. Por, ndonëse trupi i një 15-vjeçareje mund të jetë i gatshëm për të mbetur shtatzënë, pjesa tjetër e saj nuk është e gatshme.
Kjo sepse shtatzënia kërkon shëndet të mirë të përgjithshëm, shëndet emocional, kosto financiare, ejt.
Kështu që, nëse flasim në aspektin biologjik, mosha më e mirë për një grua për të mbetur shtatzënë është në moshën 20.
Deri atëherë, trupi i saj është mjaftueshëm i pjekur për të bartur një bebe, dhe ka një dekadë të plotë para se niveli i saj i fertilitetit fillon të bjerë.
Studime të shumta kanë treguar se femrat në prag të moshës 30, janë 50% më pak të prirura të mbesin shtatzënë, sesa ato që janë 20.