Rudina Dembacaj: Nuk do kurseja kurrë për Viktorian

Ajo është drejtuese e një emisioni argëtues dhe me plot humor. Personazhe të njohur nga të gjitha fushat hipin në taksinë e saj për të dhuruar argëtim. Rudina Dembacaj është një nga figurat më të dashura për publikun. Këtë herë moderatorja vjen në një rrëfim ekskluziv për suplementin “Summer Pages”, për të na zbuluar të fshehtat e ‘timonieres’ në punë dhe në familje, pasionet e saj, si dhe përzgjedhjen e veshjeve që ka bërë për pushime. Rudina pohon se personazhet që ka pasur të ftuar në taksia nuk u kanë bërë bisht pyetjeve dhe se nuk e ka cenuar kurrë privatësinë dhe personalitetin e tyre. Në familje fuqitë e moderatores harmonizohen bukur mes guximit, ekspresivitetit dhe jo rrallëherë aventurës. Dembacaj thotë se bashkëshorti nuk i lë asnjëherë në dorë të paguajë dritat, ujin apo të ngasë makinën në udhëtimet e gjata. Rudina tregon se nuk hyn te njerëzit kursimtarë. Një pasion që Rudina ka bindje se e bën në mënyrë perfekte është rrepimi. Ngjyrat e shpirtit ajo i reflekton në të qenurit solare me të gjithë. Kokteili që do mbante emrin e saj natyrisht që do ishte pikant. Së fundmi, moderatorja ndan me ne përzgjedhjen e veshjeve që do marrë me pushime, ku mes tyre nuk mungojnë takat dhe vathët që janë dashuritë e saj.

Cili nga personazhet u ka bërë bisht pyetjeve tuaja?
Personazhet që kam pasur te taksia ime nuk është se u kanë bërë ndonjëherë bisht pyetjeve edhe rrallë ndonjëri prej tyre mi ka kërkuar pyetjet përpara, po ka qenë shumë e rrallë.

Deri ku keni guxuar me pyetjet dhe me kë?
Gjithmonë kam guxuar me pyetjet deri në atë pikë ku nuk cenohet privatësia dhe personaliteti i askujt.

Cila ka qenë pjesa më e sikletshme me taksistët në Shqipëri?
Taksistët në Shqipëri janë të gjithë fantastikë, të japin muhabet dhe nuk mërzitesh sado rrugë të kesh me ta. Të them të drejtën, për fatin tonë të keq, shumë njerëz të zanateve dhe të profesioneve të ndryshme janë të pakënaqur, po sidomos taksistët kanë gjithmonë një arsye për t’u ankuar edhe kjo i karakterizon, i bën ata shumë të këndshëm.

Çfarë lloj “timoniereje” jeni në familjen tuaj?
Në familje them se jam një ‘timoniere’ e guximshme, ekspresive, shpeshherë dhe aventuriere.

Diçka që bashkëshorti nuk ta lë kurrë në dorë?
Bashkëshorti nuk më lë kurrë në dorë të ngas makinën në udhëtimet e gjata, nuk më lë kurrë në dorë që të paguaj dritat dhe ujin.(qesh)

Cili është ai ves që e keni nga fëmijëria?
Nga fëmijëria nuk do thosha se kam ndonjë ves. Vesi dhe fëmijëria nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, po ne si familje e madhe që mbajmë të gjithë mbiemrin Dembacaj kemi disa karakteristika shumë interesante dhe shpeshherë për shembull, kur dalim para pasqyrës, i themi vetes “O Zot i madh, çfarë mrekullie që ke bërë”. Këtë e kemi të gjithë. Nëse je Dembacaj, del para pasqyre dhe lavdëron veten.

Çfarë nuk gjen asnjëherë në shtëpinë tuaj?
Në shtëpinë time nuk gjen dot kurrë vaj luledielli dhe mami im kur vjen dhe do të gatuajë ndonjë gjë me të, që nuk bëhet me vaj ulliri, gjithmonë ankohet.

Për çfarë nuk kursehesh asnjëherë?
Të them të drejtën, nuk është se hyj te njerëzit shumë kursimtarë, po nuk do kurseja kurrë për Viktorian sigurisht.

Një pasion që nuk e ke bërë shumë publik?
Pasioni që nuk para e kam bërë publik është rrepimi. Unë mendoj që rrepoj shumë bukur.

Çfarë lexon qartë dikush tek ju?
Tek unë lexohet shumë qartë se sa shumë e dua jetën dhe sa më pëlqen ta jetoj në çdo detaj.

Një lloj kokteili që do kishte emrin tuaj, me çfarë shije do ishte?
Kokteili që do kishte emrin tim do ishte pikant sigurisht.

Aventura më e çmendur verore që keni pstur ndonjëherë?
Sinqerisht nuk kujtoj aventurë të çmendur verore.

Çfarë veshjesh keni marrë me vete për pushime?
U përpoqa t’i ndaj rrobat në propocion të drejtë, duke qenë se kam palën e katërt të pushimeve për të bërë, megjithatë jam munduar maksimalisht që të kem gjëra sa më të rehatshme, sa më të lirshme. Sigurisht që nuk mungojnë takat dhe vathët, që janë dashuria ime, sidomos vathët një herë.

Share With:
Translate »
834 Views