Kjo është shenja e parë që mund të identifikohet preeklampsia pas lindjes

Hipertensioni dhe proteinat e shumta në urinën tuaj janë dy nga gjërat që e karakterizojnë preeklampsinë pas lindjes.

Zakonisht, preeklampsia pas lindjes mund të zhvillohet 48 orë pas lindjes, por mund të jetë e pranishme edhe pas gjashtë muajve shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.

E, shenja e parë paralajmëruese e preeklampsisë pas lindjes është rritja e presionit të gjakut.

Kjo është arsyeja pse profesionistët shëndetësor e monitorojnë presionin e gjakut brenda 48 orëve pas lindjes dhe vazhdimisht deri në 6 javët e para të foshnjës suaj.

Shenjat tjera që paralajmërojnë se keni preeklampsi pas lindjes janë:

-Dhimbje koke;

-Shtim i papritur i peshës;

-Çrregullime vizuale.

Share With:
Translate »
107 Views