Kjo foto e Beyonce shkaktoi reagime të ashpra tek fansat
Për një nënë të re duhet disa kohë që ajo të shijojë jetën e natës dhe për këtë arsye duket se Beyonce është bërë qendra e debatit në rrjetet sociale pasi ka postuar një foto gjatë një darke romantike me Jay Z. Ylli botëror 35-vjeç është fotografuar teksa pi një gotë verë të bardhe dhe disa fansat menjëherë ka kritikuar Bey për përdorimin e alkoolit. “Shpresoj që Beyonce të mos i ushqejë fëmijët e saj me gji pas kësaj gote me verë”, shkruan një përdorues i rrjeteve sociale. Nga ana tjetër, ka patur edhe nga ata komentues që i kanë dalë në mbrojtje këngëtares, duke thënë se një gotë vere nuk është aspak e dëmshme dhe zhduket nga qumshti i gjoksit për dy orë.