Kjo gjyshe refuzon t’u blejë dhurata nipërve dhe njerëzit kanë komente

Videoja në TikTok e një gjysheje të katër nipërve dhe mbesave u bë shkak që njerëzit të “shpërthejnë” në reagime ndaj kësaj zonje, e cila pohoi se nuk u blen dhurata fëmijëve.

Arsyeja? Sipas saj, ata kanë mjaft lodra dhe shpenzimi i parave kot për gjëra që ata i kanë me bollëk nuk është një qasje normale.

“Jam shumë e përfshirë te nipërit dhe mbesat e mia,” thotë Tammie Kelton, një gjyshe 50-vjeçare në Ohio. “Por, unë thjesht nuk dua t’u blej atyre lodra të vogla plastike që më pas do të hidhen”.

Kelton lë mënjanë një shumë parash për nipërit e saj, 9, 6, 3 vjeç dhe 8 muajsh. Pasi ka bërë një investim fillestar prej 100 dollarë për fëmijë, ajo shton 10 dollarë në javë për secilin prej tyre. Ajo ka kontribuoi me 529 dollarë deri tani për secilin nip dhe këtë e ka bërë duke i depozituar shumat e mbledhura në fondet e pensionit për secilin fëmijë.

@tammie_time_

Someone called me scrooge 😅#grandchildren #fypシ゚viral #fypage #fy #fyppppppppppppppppppppppp #fyp

♬ original sound – tammie_time_

Kelton dha më shumë detaje në një video të TikTok, që ka afro 400 mijë shikime.

“Unë nuk u blej dhurata nipërve të mi, ata marrin një duzinë dhuratash nga të gjithë të tjerët,” tha ajo. “Betohem, ka 50 dhurata në mëngjesin e Krishtlindjes. Nuk i mungojnë të miat. Është në rregull gjithçka…Dhurata nga unë do të vijë kur ata të jenë të rritur dhe mund të paguajnë për shkollimin, të paguajnë një paradhënie për blerjen e një shtëpie ose të fillojnë planin e tyre të pensionit.”

Disa komentues të TikTok thanë se sjellja e Keltonit është e ftohtë dhe e papranueshme.

“Me këtë qëndrim ju vetëm shtoni urrejtjen e nipërve ndaj jush tuaj,”; “Ju festoni Krishtlindjet dhe pranoni dhurata, por refuzoni të jepni”; “Kjo është gjyshe narcisiste e frikshme”, u shprehën disa komentues.

Të tjerë thanë se plani afatgjatë i kësaj gjysheje i ndihmon nipërit dhe prindërit e tyre në të ardhmen.

“Kjo është pikërisht ajo që babai im bëri për fëmijët e mi. Djemtë e mi janë në të njëzetat tani dhe ata të dy e përballuan universitetin shumë lehtë nga ana financiare!”; “Si një nënë e pesë fëmijëve që merr sasi masive dhuratash të padëshiruara nga gjyshërit për Krishtlindje dhe ditëlindje, kjo është një ëndërr! Çfarë dhuratë e pabesueshme.”; “Unë bëj të njëjtën gjë, por gjithashtu, u bëj atyre një dhuratë të vogël”, shkruan disa të tjerë.

Kur njerëzit e pyetën se si e tregon dashurinë ndaj tyre, Kelton shpjegoi në video se janë veprimet ato që duhen vlerësuar si fakti që i merr nga shkolla, i ndjek nëpër kurse, u blen akullore etj.

Share With:
Translate »
39 Views