Kjo infermiere prek miliona njerëz me gjestin e saj

Një infermiere në veri-perëndim të Kinës ka prekur zemrën e miliona njerëzve, pasi ajo u fotografua duke ngushëlluar një djalë që qante para operacionit.

Një sërë fotosh që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë infermieren e re Ma Tongyan, duke përqafuar dhe mbajtur dorën e fëmijës dyvjeçar.

Djali ishte shtrirë në tryezën e operacionit në Spitalin Popullor të Dingxi në Provincën Gansu të dielën.

Djali, me nofkë Xuan Xuan, ishte gati të kryente një operacion për të riparuar një hernie inguinale në pjesën e poshtme të barkut dhe filloi të qante sapo ai u fut në dhomë.

 

 

Share With:
Translate »
559 Views