Kjo maskë tonifikon gjoksin pas shtatzanisë

Gjatë shtatzënisë trupi i femrës ndryshon 100%, por sfida vazhdon edhe pas lindjes së foshnjes, ku shumë femra përballen me atë që njihet ndyrshe si varje ose rënie e gjoksit. Ky proces  tejet i natyrshëm ndodh kur gjoksi humbet fleksibilitetin dhe elasticitetin. Duhet thënë që gjjoksi nuk ka muskuj, ai përbëhet nga inde lidhëse dhe gjëndra që prodhojnë qumësht. Që ta mbani gjoksin në formë duhet të tregoni një kujdes të veçantë për të. Siç u prek edhe më lart shtatzënia është një ndër faktorët kryesorë që ndikon në rënien e gjoksit. Përveç saj, shkaktarë të tjerë mund të përmendim menopauzën, humbjen apo marrjen e peshës në mënyrë të shpejtë etj. Mos shpenzoni kohë dhe para duke blerë produkte që ju premtojnë rezultate të mahnitshme. Ka shumë mënyra natyrore përmes të cilave mund të arrihet tonifikimi i gjoksit, pa përdorur substanca të shtrenjta dhe të dëmshme as ndërhyrje kirurgjikale. Mëposhtë ju prezantojmë me një maskë 100% natyrale, të cilë mund ta përdorni edhe gjatë gjidhënies.

Përbërësit: Një kastravec i vogël, vaj ulliri dhe një e verdhë veze:

Merrni një kastravec të vogël dhe bëjeni pure në blender. Shtoni një lugë çaji vaj ulliri dhe 1 të verdhë veze dhe përzieni përbërësit derisa të krijohet një pastë.
Aplikoni pastën në zonën e gjoksit dhe lereni të qëndrojë për rreth gjysmë ore. Lajeni tërësisht duke përdorur ujë të ftohtë.
Për rezultate më të mira, përdoreni këtë maskë një herë në javë për të forcuar dhe për të rivendosur indet e gjirit.
Vaji i uillirit dhe veza do t’i ushqejnë indet e gjirit me antioksidantë, vitamina dhe acide yndyrore esenciale Omega-3, kurse kastraveci do t’u sigurojë atyre hidratimin e duhur.

Share With:
Translate »
783 Views