Dhurata më e bukur për ditëlindje, motrat ndahen me sukses

Për dy motra binjake kjo do të jetë dhurata më e bukur për ditëlindjen e tyre. Në fakt kjo do të jetë dhurata e jetës, pasi mund të qëndrojnë përballë njëra-tjetrës. Bëhet fjalë për vogëlushet Erin dhe Abby Delaney, të cilat kanë lindur korrikun e kaluar. Binjaket kanë lindur me koka të ngjitura, e si pasojë i janë nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për t’u ndarë nga njëra-tjetra. Në operacionin që zgjati plot 11 orë dhe që përfundoi me sukses, kanë marrë pjesë një staf prej 30 mjekësh dhe infermierësh. Kjo ndërhyrje kirurgjikale është realizuar më 7 qershor në spitalin e fëmijëve në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas realizimit të të gjitha testeve, spitali u ka konfirmuar prindërve se ndarja e dy motrave është realizuar me sukses dhe pa asnjë dëm anësor.

 

Share With:
Translate »
3019 Views