Kjo ndeshje e fëmijëve është ndjekur më shumë se një sfidë e Serisë A

Vitet e fundit nuk kanë qenë aspak të mira për futbollin italian edhe pse së fundi duket se situata është duke ndryshuar, sërish shikueshmëria është në nivele të ulëta. Të hënën e kaluar, në Serie A u luajt Verona-Benevento, e cila ka vendosur një rekord negativ për futbollin italian pasi është ndjekur nga pak më shumë se 200 mijë persona.

Në Itali është bërë një krahasim me një ndeshje futbolli nga fëmijë 9-vjeçarë, të zhvilluar ditët e fundit në Wolverhampton të Anglisë nga një skuadër vendase dhe një ekipi me fëmijë kinezë. “The Sun” ka shkruar se kjo ndeshje është ndjekur nga një numër rekord prej gjysmë milionë personash. Ndeshja është transmetuar në rrjetin social kinez “Weibo” dhe shikueshmëria ishte me të vërtetë mjaft e lartë.

 

Share With:
Translate »
633 Views