Familja e Ranvirit të “Bidaai” bekohet dyfish

Kinshuk Mahajan, aktori i njohur për rolin e Ranvirit në serialin “Bidaai”, është bërë baba për herë të parë më 7 tetor. Bashkëshortja e tij ka sjellë në jetë dy binjakë, një vajzë Saishaa dhe një djalë, Ssahir. Për çiftin nuk ka lumturi më të madhe se kjo dhe vetë aktori e ka ndarë gëzimin edhe në profilin e tij në Instagram bashkë me fotot e para të vogëlushëve. 

Pak ditë pasi kanë dalë nga spitali, Ranvir ka postuar një foto me këmbën e njërës foshnjë dhe dorën e tjetrit duke ndarë gëzimin më të madh të jetës me urimin e mirëseardhjes në jetë.

Po kështu, edhe kur dy vogëlushët erdhën në shtëpi, Ranvir postoi disa foto të shoqëruara me mesazhin më të ndjerë. Ditët e para si baba, me gjithë pasiguritë gjatë rrugës, Ranvir dhe bashkëshortja e tij po i shijojnë pa fund. Në mesazhin që shkruan në Instagram, aktori rrëfen edhe frikat e para si prindër amatorë, por nuk nguron ta shprehë publikisht lumturinë që i kanë falur binjakët, Ssahir dhe Saishaa…

 “Asgjë në jetë nuk na ka bërë më të lumtur mua dhe nënën tuaj sesa t’ju mbajnë në krahë për herë të parë. Këtë ndjesi u përpoqëm t’ia shpjegojmë njëri-tjetrit, por nuk mundëm, sepse filluam të qajmë. Në fillim ishim nervozë, akoma amatorë, por duke mësuar çdo ditë që kalon. Është detyrë e jona, veçanërisht për nënën tuaj, e cila ndonjëherë harron të hajë dhe të flerë. Ne do të bëjmë gjithçka për ju fëmijë… një gjë që e dimë është se dashuria për ju është e pakufijshme. Mirë se erdhët në jetën tonë”, – shkruan Ranvir në mesazhin e tij.

Share With:
Translate »
1154 Views