Kjo sfilatë e pazakontë sjell në pasarelë meshkuj shtatzënë

Një stilist anglez ka sjellë në pasarelë një frymë të re për të promovuar feminizmin.

Xander Zhou, është emri i artistit që në slatën e tij të mbajtur ditën e djeshme në Londër, ka vënë në pasarelë modelë meshkuj “shtatzënë”.

Rreth 30 modelë kanë parakaluar, për të prezantuar koleksionin e stilistit në fjalë, të veshur me veshjet e këtij koleksioni dhe me proteza në formën e barkut të grave shtatzëna.

Sfilata në të cilën binin në sy veshjet dhe  aksesorët e pazakontë, kishte si qëllim ndër të tjera sjelljen e një fryme feministe në një formë të pa prezantuar më parë.

“Po prezantojmë një epokë të re, në të cilën nuk do të jetë aspak e çuditshme të shohim edhe meshkuj shatzënë. Prandaj ne po përpiqemi të mësojmë audiencën me një shfaqje dhe një imazh të tillë.”

Kështu ëstë shprehur stillisti në një intervistë në të cilën ka folur për këtë risi. anabel

 

Share With:
Translate »



615 Views