Klaudia Pepa dhe motra e saj përlotin në studio mamanë, qitëse profesioniste: Je dhe rekordmenia jonë!

Klaudia Pepa dhe motra e saj kanë suprizuar mama e tyre qitësen profesioniste Lume Pepa  në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA.

Nga fjalët e tyre, mamaja e Klaudias, Lume Pepa  u emocionua dhe nuk mundi ti mbajë as lotët.

Për Klaudin  mamaja e saj është kampione jo vetëm në sport por dhe kampione e familjes.

“Mami, mamushi ime kampionia jonë jo vetëm e sportit por dhe e familjes. Ja çfarë je ti,  forca dhe kurajo që na transmeton ne të dyjave por dhe babit. Faleminderit për çdo gjë. Faleminderit për çdo moment dhe të lutem mos qaj vetëm qesh se del dielli kur qesh ti ”, tha Klaudia Pepa në videomesazh

Sakaq Pamela i shprehu dashurinë si dhe tregoi që është shumë krenare për mamanë e saj.

“Unë e di që ti tani do ti mbushësh sytë me lot, por dua të të them që të dua shumë. Ti e di këtë, por për herë të parë ta them publikisht.  Sa krenare jam unë që kam një mami aq të fortë sa ti, aq suportuese që të gjithë pasionin dashurinë që ke për qitjen mundohesh çdo ditë të ma përcjellësh mua për kanton dhe të më bësh çdo ditë të luftoj të eci përpara. Shpresoj që një ditë të jesh krenare sa je për Klaudian dhe të gëzohesh kur të më shohësh një ditë në skenë. Të dua shumë.”, tha Pamela.

Share With:
Translate »
83 Views