Problemi shëndetësor i djalit, rrëfimi i rrallë i Kledi Kadiut në televizion

Kledi Kadiu është një prej balerinëve më të njohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali. Së fundmi ai është rikthyer në Shqipëri, pasi do të jetë kryetar jurie në spektaklin e kërcimit “Dancing With The Stars.”

Së fundmi balerini i njohur ishte i ftuar në një intevistë në “Më Lër të Flas” ku ka folur për jetën e tij personale.

Duke nisur nga fëmijëria e tij, Kledi tha se nuk ka qenë aspak e lehtë, teksa shprehu se ka 32 vjet që ka ikur në Itali.

“Është normaliteti kur shkon në një shtet tjetër dhe ka qenë e vështirë për ne shqiptarët sepse ishte mentaliteti i tmerrshëm. Ishte një moment që kush e ka jetuar, ka qenë moment shumë i vështirë. Ëndrra ime nuk ishte Italia, ëndrra ime ishte Teatri i Operas dhe Baletit. 7-8 Vitet e para ishin shumë të vështira.  U lidha me një vazjë që sot është nusja ime, lindëm dy fëmijë. Dhe u shpërngulëm në Rimini ku jam edhe sot”- tha Kledi.

I pyetur nëse ishte shqipatri i parë në një televizion italian, Kledi u përgjigj me “Po.”

Mes të tjerash balerini ka rrëfyer edhe takimin e parë dhe njohjen me ikonën e televizionit italian Maria de Filippi.

“Kontakti i parë ishte nëpërmjet një audicioni si të gjithë balerinët e tjerë. Falë asaj shkolle dhe pjekurie  Ne bënim prova për “Buona Domencia” dhe Maria vjen dhe shef provën gjenerale. Unë zëvendësoja një balerin atë të shtunë, ajo menjëherë shkoi te koreografi dhe i tha: “kush është ai balerini se më goditi”. Ai i tha: “Është një djalë shqipatr, nga më të mirët që kemi.” Dhe nga ai moment ajo tha do bëjëm një provë kërcimi. Nga ai moment filloi rritja mediatike, në atë moment baleti. Sepse nuk e kishin njohur publiku shqiptar Marian.”– u shpreh Kledi.

Gjithashtu Kledi foli edhe në lidhje me jetën e tij personale, ndërsa u pyet për problemin shëndetësor të djalit të tij 1-vjeçar Gabrielit. Kledi nuk foli konkretish në lidhje me problemin shëndetësor të të birit, por tha se gjendja e tij është “çdo ditë më mirë.” Gjithashtu ai shprehu se gruaja e tij ka qenë gjithnjë mbështetje e madhe për të.

“Gjendja është çdo ditë më mirë. Këto nuk janë momente të lehta për një familje. Djali sapo mbushi 1 vjeç, Lea është 3 vjeçe. Janë atgo momente që asnjë person si ka menduar asnjëherë në jetën e vet. Eksperienca që jeton të ndihmon ta kalosh. Gjetëm forcën të dy bashkë, por nuk ishte një moment… Ndodhi diçka që mund t’i ndodhi çdo fëmijë, deri diku fati jo i mirë që ndodhi të ketë këtë problem. Dalëngadalë po e kalon.”- tha Kledi.

Kledi dhe balerina Charlotte Lazzari thanë “Po” dashurisë së tyre disavjeçare në një ceremoni përrallore që u mbajt në Itali në qershor të vitit 2018. Çifti janë prindër të dy fëmijëve, Lea dhe Gabriel. Madje, në dasmën e tyre mori pjesë edhe vogëlushja Lea.

Share With:
Translate »
84 Views