Kledi Hysa flet për herë të parë për lidhjen si dhe shtatzëninë e Evit
Në një rrëfim mes emocionesh, Kledi Hysa, ka rrëfyer në “Ftesë në 5” gjithë përjetimet e momentit më të bukur në jetë, së bashku me partneren e tij, Evi Reçi.
Ish-konkurrenti i Big Brother Vip 1, ka treguar gjithë historinë e njohjes me këngëtaren, me të cilën është takuar në një festë të Eraldo Rexhos.
Ai pohoi se marrëdhënia është ndërtuar gradualisht dhe rrëfeu se puthjen e parë e ka dhënë në det. Kledi tregoi se lajmin e shtatzënisë e mori vesh përmes një testi, të cilin e mendoi si test covidi. Ky moment e gjeti të ngrirë.
Më pas Hysa shtoi se nepset e shtatzënisë i ka zgjidhur me mamanë e Evit, ndërsa momentin pas ardhjes në jetë të fëmijës do të zhvendoset në Shqipëri pranë të dashurës së tij.