Fotot emocionuese: Eminem përlotet në dasmën e së bijës
Hailie Jade, vajza e Eminemit dhe ish-it të tij Kim Scott-it, u martua me Evan McClintock-un në një ceremoni intime të rrethuar nga të dashurit e tyre, përfshirë edhe babin e Hailie, Eminemin.
Pak më shumë se një vit pasi Hailie Jade, njoftoi se ishte fejuar me Evan McClintock, u martuan në një ceremoni intime të rrethuar nga familjarë dhe miq.28-vjeçarja, e veshur me fustan të bardhë, bust dhe me vello të gjatë deri në dysheme, tha se gjatë ceremonisë e kishte humbur sensin e kohës dhe hapësirës. Ishte e përfshirë.
‘U derdhën shumë lot lumturie, – tha ajo. – U ndie kaq shumë dashuri. Unë dhe Evan jemi mirënjohës për familjarët dhe miqtë që udhëtuan për të na mbështetur dhe për të qenë pjesë e këtij kapitulli të ri të jetës sonë si burrë dhe grua.’Por nuk përfundon me kaq, sipas TMZ, Hailie dhe Eminem (emri i vërtetë Marshall Mathers) shijuan një kërcim baba-bijë gjatë rastit, i cili u mbajt në një vend luksoz në Battle Creek, Michigan.
Rikujtojmë se Hailie dhe Evan kanë nisur të dalin së bashku në vitin 2016 dhe u fejuan në shkurt të vitit 2023.
View this post on Instagram