“Kleriku pedofil abuzoi me të miturin”, më në fund reagon Mitropolia e Fierit

Një rast tepër i rëndë është denoncuar ditën e djeshme nga gazetari Alfons Zeneli. Nisur edhe nga deklaratat e ish-pjesëtarit të Kishës Ortodokse në Fier, Foto Cici, i cili denonconte një klerik se kishte abuzuar me një të mitur, gazetari Alfons Zeneli e bëri publik këtë rast duke ngritur zërin në emër të të gjithëve.

Madje sipas tij nëna e djalit të abuzuar kishte denoncuar rastin tek Anastas Janullatos, por ky i fundit nuk kishte bërë asnjë gjë.

“Mitropoliti i Fierit, Hirësi Nikolla ka dorëzuar klerik një ish- katekist të shpunësuar dhe të dëbuar nga Kisha për abuzime seksuale në kampin e fëmijve të KOASh-it, mbas denoncimit që bëri vetë familja e të miturit.

Edhe pse fillimisht katekisti ishte pushuar nga puna, ai po rekrutohej sërisht. Nëna e viktimës shkoi tek Kryepeshkopi Anastas, dhe i tregoi shenjat e abuzimit seksual në trupin e fëmijës së saj, Fortlumturia e Tij e pa te arsyeshme që mos t`ia prishte lumturinë priftit të vet pervers dhe e dha bekimin që pedofili të hyjë në radhën e klerit të KOASh-it.

Fortlumturia e tij (dhe e atyre), kryepeshkopi i Durrësit, Tiranës dhe i gjiiiiithëëëë Shqipërisë, hirësia e tij Anastas pasi shpërfill, përdhos, fshi nga mendja e besimtareve shqiptare At Nolin, At Visarion Xhuvanin, At Stath Melanin dhe Papa Kristo Negovanin e plot të tjerë të masakruar nga paraardhësit e vet të Kishës greke po injekton në korpusin e ortoksise tone ‘tarbiatet seksuale’ të kishës se tyre. Kisha greke , në raport me Shqipërinë dhe ortodoksinë shqiptare, ka qenë thjesht një organizatë kriminale dhe terrotiste. Ka shumë priftërinj të lartë në hierarkinë e Kishës greke që janë ngjirur deri ne fund të jetës duke mallkuar publikisht shqipen dhe shqiptaret e duke bekuar pushkët dhe thikat e paraushtarakëve që masakruan popullsinë civile nëKoçë, Kolonjë e Përmet.

Tani që nuk ushtrojnë dot dhunë fizike kanë nisur sulm të një lloji tjetër si ky rasti që përmendëm pak me lart duke i lënë besimtarët në dorën e ‘meshave’ të priftërinjëve perversë, homoseksualë e pedofilë.

Iu bëj thirrje ortodoksëve shqiptarë që t`i abandonojnë kishat e Janullatosit. T`i abandonojnë djajtë e veshur me veladon. Më mirë djepi bosh se shejtani brenda. Vetëm kështu mund të shpëtohet nderi i ortodoksisë shqiptare e cila është avangarde namndritur e atdhedashurisë, dijes dhe besimit të vërtetë në Zot”, shkruan gazetari Zeneli në postimin e tij në Facebook.

Mirëpo menjëherë pasi ky rast u bë publik nga gazetari Alfons Zeneli, ka reaguar Mitropolia e Shenjtë e Apollonisë dhe Fierit, me një deklaratë drejtuar ish-klerikut Foti Cici, duke qenë se ishte ai i pari që ngriti zërin për këtë çështje.

“Z Foti Cici deri më tani nuk iu jemi përgjigjur shpifjeve dhe akuzave tuaja ndaj Klerikut të Mitropolisë sonë, por duke dashur që të qartësojmë besimtarët tanë edhe opinionin publik, po tregojmë të vërtetën mbi dorëzimin e Klerikut në fjalë. Dorëzimi i tij në klerik është bërë sipas gjithë rregullave dhe kanoneve të Kishës Orthodhokse.

Së pari, kemi dëshminë e Atit të tij shpirtëror, i cili nuk ka gjetur asnjë pengesë për dorëzimin e tij si klerik. Së dyti, në Mitropolinë tonë nuk ka ardhur asnjë ankesë, qoftë nga kleri, qoftë nga besimtarët, që të ngrejnë akuza ndaj këtij Kleriku apo të kundërshtojnë dorëzimin e tij në shërbesën e priftërisë.”, shkruhet në reagimin zyrtar të bërë nga zyra e Mitropolisë së Shenjtë të Apollonisë dhe Fierit.

Share With:
Translate »
705 Views