Koha fluturon, i madhi i familjes Beckham dhe Chloe Mortez sapo janë fejuar

Ata janë ndër çiftet më simpatikë të momentit të cilët gjatë gjithë kohës shihen së bashku dhe ndajnë foto të ëmbla për fansat.

Ditët e fundit është vënë re se ata kanë unaza identike të vendosura në gishtin e martesës dhe ku janë shkruar inicialet e tyre. Fillimisht mendohej se këto unaza ishin në shenjë premtimi dhe besimi në atë çfarë ata kanë në lidhjen e tyre, por fansat dyshojnë për diçka më shumë.

Shumë prej ndjekësve të tyre në instagram kanë shkruar me bindjen se Brooklyn dhe Chloe janë fejuar jo më kot i shfaqin këto unaza kaq shpesh edhe në rrjetet sociale. Përfaqësues të “Daily Mail” kanë kontaktuar dy personazhet dhe ata kanë mohuar çdo aludim rreth kësaj çështjeje.

Chloe ka shtuar se unazat janë dhuratë për 1 vjetorin e rikthimit në krahët e njëri-tjetrit dhe martesa nuk është aspak në planet e tyre.

Share With:



625 Views