Kolegu tha se vdiq nga Covid-19, reagon ministria e Shëndetësisë: Mjeku Arjan Tushi nuk ka ndërruar jetë

Ministria e Shëndetësisë ka mohuar lajmin për vdekjen e mjekut Arjan Pushi tek spitali Infektiv.

“Një sqarim lidhur nga pyetjet e shumta. Referuar sherbimit infektiv, lajmi i përhapur në disa media për mjekun është i pavërtetë”, sqaron ministria,

Disa media raportuan se mjeku i njohur hematolog, Arjan Prushi ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, duke u bërë mjeku i parë që nuk ia doli të mbijetojë nga koronavirusi.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta u raportua pasi kolegu i tij, Bernard Progini, shkroi në Facebook se pas përpjekjeve të mjekëve, Pushi nuk ka mundur që të mbijetojë.

“Prof.Dr Arjan Pushi, hematolog në departamentin e Hematologjisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” pas një intubimi të gjatë në reaminacionin e infektivit duke luftuar me jetën ndaj COVID-19, u dorëzua! U dorëzua, një mjeshtër i madh i punës që ndër vite dhe një kontribut madhështor në shërbimin e hematologjisë në vendin tonë dhe mbarë trevave tona ku ka shqiptarë. Dhe edukoi profesionalisht, breza mjekësh ndër vite në vendin tonë! Shpirti i tij u preftë në paqe. Ngushëllime familjarëve!,”-shkruan Berdard Progni.

Pushi ka disa ditë i shtruar në spital por u vu sot në intubim, (frymëmarrje të drejtuar).

Share With:
Translate »
1151 Views