Komentet e Ben Affleck për prindërimin janë të diskutueshme

Qasja që Ben Affleck ka ndaj prindërimit le të themi që është një qasje e diskutueshme, madje edhe e kritikueshme.

Aktori, i cili po promovon filmin “The Tender Bar”, argumentoi se është “e rëndësishme” që të jenë dy prindërit për të rritur me sukses një fëmijë.

“Është e rëndësishme të jenë dy prindër për rritjen dhe edukimin e një fëmije,” tha Affleck për numrin e muajit dhjetor/janar të revistës WSJ. “Si të sillesh. Cilat duhet të jenë vlerat e tua. Mënyrat se si babai im e bëri këtë për mua janë me të vërtetë kuptimplotë – siç janë ato që ai nuk bëri.”

Affleck pranoi se perspektiva për t’i humbur të gjitha – familjen dhe karrierën – ishte shtysa kryesore për t’i dhënë fund varësisë nga alkooli, varësi nga e cila vuante edhe i ati.

Komentet e Affleck kanë të ngjarë të ngjallin reagime për prindërit beqarë, vejanët dhe vejushat ose për të tjera raporte ku njerëzit kanë vendosur ose në rrethana të caktuara u është dashur t’i rrisin fëmijët vetë.

Komentet e Ben Affleck për prindërimin janë të diskutueshme

Ben është baba i tre fëmijëve, vajzave Violet dhe Seraphina dhe djalit Samuel nga martesa me Jennifer Garner. Ata u ndanë në vitn 2015, ndërsa përfunduan procedurat e divorcit tre vjet më vonë.

 

Share With:
Translate »
150 Views