Komentuesit sulmojnë Medën për veprimin me të birin: ‘Ky është një turp’

Prej disa vitesh, nënat dhe baballarët VIP në rrjetet sociale janë vënë në qendër të kritikave për shkak të shfaqjes së dashurisë ndaj fëmijëve të tyre me anë të puthjeve në buzë. I radhës që ka marrë disa kritika është këngëtari i famshëm i muzikës popullor, Meda. Këngëtari postoi së fundmi në Instagram një video ku shihet duke luajtur me të birin e mitur, të quajtur Denis.   

 

Në videon në fjalë, Meda shihet duke e puthur në buzë vogëlushin, gjë që mesa duket nuk u ka pëlqyer disa prej ndjekësve të tij. ‘Ka mënyra të tjera për të treguar sesa e do fëmijën tënd. Kjo që po shoh për mua është turp, tmerr!’- ka shkruar një komentuese për videon, ndërsa shumë të tjerë e kanë kritikuar këngëtarin për faktin që mjekra e tij mund të irritojë lëkurën delikate të djalit.

Megjithatë Meda duket se nuk ëhstë shqetësuar aspak nga ato që kanë thënë komentuesit, duke mos bërë asnë reagim lidhur me këtë çështje. Në një situatë të tillë janë vënë edhe modelja Adrola Dushi dhe këngëtarja Miriam Cani, të cilat janë shprehur se askush nuk mund t’u diktojë atyre sesi u shprehin dashurinë fëmijëve.

Share With:
Translate »
943 Views