Konfirmohet rasti i parë më virusin “RSV”, ISHP: Është i izoluar, prek më shumë fëmijët
Pas alarmit të shtuar në disa vende të Europës për qarkullim të shtuar të virusit sincicial respitor ose “RSV”, ISHP konfirmon prezencën e tij edhe në vendin tonë. Zakonisht ky virus prek moshat pediatrike, por si rralle herë, mjekët e spitalit Infektiv e konstatuan këtë virus tek një adoleshent 16-vjeçar, gjendja e të cilit është përkeqësuar brenda ditës dhe aktualisht po mbahet në intubim mekanik.
ISHP i cili është i vetmi institucion që bën diagnozën laboratorike nuk ka patur shumë raste dyshuese për të testuar për këtë lloj virusi. Epidemologët sqarojnë virusi sincicial mund të ngatërrohet edhe me gripin pasi kanë simptoma të njejta, por ka kohëzgjatje më të madhe dhe prek më shumë fëmijët e vegjël.
Virusi sinsicil respiarator përveç rrugëve të sipërme të frymëmarrje mund të prekë edhe sistemin nervor. Shfaqet me temperaturë të lartë, dhimbje koke të fortë, kollë dhe gjëndja precipitohet shpejt në kohë.