Konflikti nuse-vjehrrë/ David Beckham i përvishet djalit: Ne nuk veprojmë kështu në familjen tonë

David Beckham është përballur më në fund me djalin e tij Brooklyn. Pas marrëdhënieve të tensionuara nuse-vjehrrë, David ka dashur të sheshojë gjërat, ose më saktë t`ia bëjë të qarta çiftit të ri.

Një burim pranë familjes thotë se David e kishte ruajtur deri tani durimin, por ka ka mundur më. Shkak është bërë intervista në kopertinë që djali dhe gruaja e tij Nicola Peltz dhanë.

“Për të qenë i sinqertë, gruaja ime është padyshim prioriteti im i parë dhe nuk dua ta shoh kurrë të mërzitur. Kur njerëzit thonë gjëra qesharake, ne thjesht flasim për to dhe vazhdojmë përpara. Ne e kemi 100 për qind mbështetjen e njëri-tjetrit dhe vazhdojmë jetën së bashku”, tha Brooklyn kur u pyet për thashethemet se gruaja e tij dhe mamaja Victoria, nuk flasin.

Pra asnjë fjalë për nënën e tij apo për të mohuar situatën.

Pikërisht kjo nuk i ka pëlqyer David-it.

“Ne nuk e bëjmë këtë në familjen tonë dhe ti e di që ne nuk e bëjmë këtë në familjen tonë. Çfarë do të ndodhë më pas varet nga ju, por ne kemi mbaruar punë me dramën”, i ka thënë djalit.

Gjithë debati në familje ka nisur për shkak të fustanit të nusërisë.

Nicola Peltz gjithashtu sqaroi vendimin e saj për të ecur në korridor me fustanin Valentino dhe jo një fustan nga atelieja e vjehrrës së saj.

“Ne folëm për të filluar dizajnimin e fustanit dhe më pas kaluan disa ditë dhe nuk më tha më asgjë. Victoria telefonoi mamanë time dhe i tha se atelieja e saj nuk mund t’ia dilte. Kështu, fola me nënën time dhe stilisten time Leslie [Fremar] dhe thashë: ‘Epo, për fat të keq, kjo nuk mund të realizohet, kështu që cili është hapi tjetër?’’

“Unë kam qenë një fanse e Valentino-s dhe modës së tyre për kaq shumë kohë. Isha vërtet me fat që munda të shkoja në atelie për të provuar fustanin. Kjo është me të vërtetë ajo që ndodhi.”

Pikërisht kjo intervistë mërziti David-in i cili nuk ishte përfshirë deri tani në debat. Sipas një burimi, kjo iu duk atij sikur të laheshin rrobat e pista në publik. Një situatë që Anglia dhe Beckham-ët si miq familjeje, e kanë parë më herët tek Meghan dhe Harry. Vetëm se kësaj radhe u ndodhi në shtëpi.

Konflikti nuse-vjehrrë/ David Beckham i përvishet djalit: Ne nuk

Share With:
Translate »
48 Views