Kontraceptivët, rritet përdorimi nga vajzat e reja/ Mjekët: Marrja pa kriter ka rreziqe të shumta

Rritet numri grave dhe vajzave që përdorin kontraceptivët dhe pilulën e emergjencës për të parandaluar një shtatzëni. Vajzat e reja janë ato që i drejtohen më së shumti farmacive.

“Kërkesat janë shtuar. Vijnë dhe marrin edhe gratë, edhe vajzat.”

Mjekët gjinekologë thonë se ka mjaft raste që vajzat përdorin në mënyrë të gabuar dhe pa kriter kontraceptivët dhe pilulën e emergjencës.

“Është një trend në rritje i kontraceptivëve. Marrja e gabuar e kontraceptivëve ka efekte anësore. Kontraceptivët në përgjithësi i përdor mosha 20-35-40 vjeç, ata të emergjencave përdoren zakonisht nga vajzat e reja. Ka shumë gra dhe vajza të reja që përdorin kontraceptivët në mënyrë të gabuar dhe janë paraqitur pranë nesh”.

Mjekët thonë se përdorimi i gabuar i tyre sjell deri në mosarritjen e një shtatzënie në të ardhmen.

“Kontraceptivët e përdorur në mënyrë të parregullt mund të sjellin edhe mosarritjen e një shtatzënie të ardhshme”.

Po ashtu, përdorimi i gabuar i tyre dhe marrja në farmaci pa rekomandimin e mjekëve, sipas gjinekologëve është shqetësuese për shëndetin riprodhues pasi këto gra rrezikojnë të bëjnë shtatzëni ektobike, e quajtur ndryshe shtatzëni jashtë mitre, e cila vë në rrezik edhe jetën e gruas.

Share With:
Translate »
151 Views