Koronavirusi/ Mjekja e njohur jep lajmin e mirë për gratë shtatzëna

Mjekja obstetër- gjinekologe Radiola Hoxha ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në një interviste tek “Abc-ja e Mëngjesit”. Hoxha tregoi se gjatë pandemisë gratë shtatzëna nuk e kanë lënë mënjanë asnjëherë kontrollin.

Mjekja u shpreh se gratë shtatzëna nuk futen në grupin e riskut të larta për tu prekur apo kaluar rëndë koronavirusin.

“Momentalisht stresi tashmë nuk është i madh dhe nënat shtatzëna nuk kanë ndaluar ndjekjen e shtatzënisë dhe gjatë pandemi. Fatmirësisht gratë shtatzëna nuk futen në grupin e riskut të larta për tu prekur apo kaluar rëndë koronavirusin. Rastet më të vështira në botë kalojnë te gratë që kanë probleme të tjera shoqëruese. Pas periudhës së izolimit kemi pas shumë shtazani të reja”, ka thënë doktoresha.

Share With:



375 Views