Nuk na e dhanë kurrë përgjigjen e tamponit! Flet motra e 21-vjeçares të infektuar që vdiq

Një 21-vjeçare e quajtur Amantia u raportua si pacientja më e re me Covid e cila ndërroi jetë. Lidhur për ngjarjen e rëndë familjarët e së ndjerës tregojnë se nuk kanë pasur një raport që e reja ishte infektuar me Covid-19.

Motra e saj ka treguar për TCH të gjithë kronologjinë që kur e reja ka shkuar në spital e deri kur ka humbur jetën. Ajo kujton se ka komunikuar me motrën me telefon deri më 13 korrik dhe ndërsa 21-vjeçarja kishte ndërruar jetë më 14 korrik, familjarët e saj u njoftuan vetëm një ditë më pas më 15 korrik (ditën kur u njoftua dhe në media).

Gazetarja: Motra u shtrua në spital me datën 7 korrik. Çfarë ndodhi më pas çfarë simptomash kishte në shpi dhe kë telefonuat që u shtrua në spital.

Motra e 21-vjeçares: Atë natë ju ngrit temperatura. Që më datën 3 korrik kishte temperaturë. Me bajame të qelbëzuara. I kishte shumë keq bajamet. I ka parë edhe mami. Edhe vetë, i kemi ndjekur anën popullore se ankohej më para. Kishte mpirje të krahëve mpirje të buzëve dhe kishte marrje fryme. U bë keq dhe ne telefonuam ambulancën. Por na thanë se nuk mund të vinin në shtëpi se nuk kishin një veshje për momentin. Unë po ngulmoja shumë dhe më pyesnin për simptomat. Mund të jenë vonuar rreth një orë. Atë natë ndodhi dhe me thanë se vetëm në jemi dakord që ajo të hipi Amantia vetë në ambulancë. Ajo ka zbritur dhe hipur vetë në ambulancë. Iu ngrit temperatura. U nxi nga duart e këmbët.

Gazetarja: Pas atij momenti Amantia u shtrua në spital…

Motra e 21-vjeçares: Iu bë tamponi por nuk kemi marrë kurrë një përgjigje, që është pozitiv apo negativ. Motra ka pohuar se bëri skaner e analiza gjaku. Masnin oksigjenin në gjak. Lajmin për humbjen e Amantias e kemi marrë në 15 korrik në mëngjes. Ndërkohë në skedën e vdekjes shkruhet 14 pa një orar. Kam bërë sot një kërkesë me shkrim dhe me thanë se do të kenë një kopje të kartelës së Amantias pas 10 ditësh. Amantia ime nuk ka qëndruar asnjë ditë në intubim.

Gazetarja: Flisje me të në telefon dhe me mesazhe?

Motra e 21-vjeçares: Kam folur me të edhe në telefon edhe me mesazhe. Edhe është përkeqësuar menjëherë. Deri me datë 13 deri në orën 19:55 të darkës kam folur me të. Më tha vetë që nuk ndihej mirë. “Më lërë se nuk jam mirë” më tha. Janë kujdesur për Amantian në fund, por nuk e them për pjesën para se ankohej nuk vijnë të më shohin shumë më thanë.

 

Share With:



305 Views