Korrupsion në shkollën e së bijës, aktorja e ‘Shtëpiake të dëshpëruara’ dënohet me burg

Aktorja e njohur e serialit “Shtëpiake të dëshpëruara”, Felicity Huffman u dënua me 14 ditë heqje lirie. Ajo u gjykua për korrupsion në një shkollë elitare në SHBA, pasi pagoi mijëra dollarë për pranimin e të bijës në këtë shkollë, duke qenë se rezultatet e saj nuk ishin shumë të larta. Felicity u dënua me 14 ditë burg, 30 mijë dollarë gjobë, si dhe me 250 orë shërbim në komunitet. Gjatë kohës së gjykimit aktorja është shfaqur e penduar për veprimin që ka kryer.

“E pranoj vendimin e gjykatës. Kam shkelur ligjin dhe u shpalla fajtore për këtë krim. I kërkoj falje sërish vajzës, burrit, familjes dhe komunitetit arsimor për veprimet e mia. Mbi të gjitha u kërkoj falje nxënësve që mësojnë e punojnë fort për të hyrë në kolegj dhe prindërve të tyre që sakrifikojnë për ta. Premtoj që në muajt në vijim do të bëj një jetë të ndershme dhe të shërbej si një model i mirë për vajzat dhe familjen time”, -është shprehur aktorja para gjykatës.

Skandali shpërtheu këtë vit dhe Felicity nuk ishte e vetmja, pasi ishin jo pak, por tetë prindër që u akuzuan për korrupsion. Mes tyre kishte edhe njerëz të tjerë të famshëm dhe me pozitë.

Share With:
Translate »
397 Views